Një grua nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga partneri i saj, me të cilin ka një vajzë trevjeçare.
Sipas Policisë, viktima ndihet e rrezikuar, derisa i dyshuari nuk është kapur ende, transmeton Klankosova.tv.
“Dyshohet se ankuesja f/k është kanosur nga i dyshuari m/k me të cilin kishte bashkëjetuar dhe kanë një vajzë tri vjeçare. Ajo ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari i cili nga njësiti policor është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.