Një grua ka ndarë dhimbjen me publikun për birësimin e një vajze të cilën e morri në shtëpi – dhe më pas prindërit e saj biologjikë ndryshuan mendje.
Pasi iu dha më pak se 1% shans për të mbetur shtatzënë natyrshëm, Sarah Howell iu drejtua një agjencie birësimi me burrin e saj Chris. Çifti ishin të lumtur që u përputhën me një të porsalindur - vetëm një orë pasi zbuluan se Sara kishte mbetur shtatzënë mrekullisht.
Por, vetëm pesë ditë pasi e morrën fëmijën nga spitali dhe e çuan në shtëpi, prindërit biologjikë të fëmijës ndryshuan mendim.
Sara duhej t'ia kthente. Ajo thotë se dhimbja ishte aq e thellë sa kishte frikë se do të shkaktonte një abort.
“Lamtumira më lëndoi aq shumë sa që s’mund ta përshkruaj”, tha Sara, e cila jeton në ShBA. “Na u duk si të kishim vdekur sepse e dinim se s’do ta shihnim atë më kurrë. Ajo na bëri prindër, na ndihmoi të shërojmë një pjesë të zemrave tona të thyera. Ajo më bëri nënë edhe pse ishin pak ditë”.
Muaj më vonë Sara lindi djalin Noah Hoëell, dhe çifti kanë birësuar Levin, njëvjeçar, dhe kanë rritur një djalë tjetër, dy muajsh.
Sara thotë se nuk i ‘urren’ prindërit që morrën vajzën e tyre dhe i falënderon ata që e bënë nënë për disa ditë të shkurtra, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.