Një nënë ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme pas 14 aborteve.
Pas 11 vitesh përpjekje dhe pengesash të shumta, Gina Mcguinness, 37 vjeçare, dhe partneri i saj Simon Crowe, 39 vjeç, kanë mirëpritur vajzën e tyre të quajtur Lola Mae Crowe.
Foshnja lindi më 12 dhjetor.
Gina, nga Owton Manor, Hartlepool, lindi pasi kishte vetëm një shans për sukses përmes IVF, që u vonua dy herë për shkak të pandemisë, dhe gjithashtu u infektua me COVID-19 gjatë shtatzënisë.
Ajo tha: “E dija se një ditë do të kishim një fëmijë të vogël. Unë kurrë nuk hoqa dorë”.
Ndërsa ishte në javën e 16-të të shtatzënisë, Gina u infektua me koronavirus dhe ishte në spital.
“Ishte e tmerrshme”, tha ajo. “Nuk mund të kujdesesha as për veten time”.
Ajo dhe Simon tani po e shijojnë dashurinë në shtëpi me Lolën, e pavetëdijshme për gjithçka që ka ndodhur, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.