Një grua 76-vjeçare, e cila besohej se kishte vdekur nga një sulm në tru në Babahoyo të Ekuadorit, i tronditi të afërmit që po ia ndërronin rrobat përpara se të mbahej funerali i saj, kur kuptuan se ajo merrte frymë.
Bella Montoya kishte qenë në arkivol për gati pesë orë para se anëtarët e familjes ta kuptojnë se ajo ishte ende gjallë.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje dhe Montoya u dërgua përsëri në spital, ku ajo është në kujdesin intensiv, sipas djalit të saj.
"Mamaja ime filloi të lëvizte dorën e majtë, të hapte sytë, gojën, ajo luftoi për të marrë frymë," tha djali i saj Gilbert Balberan, momentin kur e kuptoi se nëna e tij ishte ende gjallë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=xMiZsckq3bs
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.