Marilynn Gelfman Karp është gruaja e cila zotëron më shumë se 125 dekore dasmash, duke përfshirë edhe një të rrallë të vitit 1915 që është bërë prej dylli.
Të parën prej tyre e mori para më shumë se katër dekada në një treg në New York.
“Kam gjetur një top për tortën e nuses dhe dhëndrit për 15 dollarë”, tha ajo.
Një skulptor dhe autor i "In Flagrante Collecto” tha se mblëdhja e artefakteve të dasmave është emocion në vete.
“Gjuetia për artefakte dasmash të cilësisë së mirë ofron emocione përtej ndjenjës së arritjes kur gjen diçka që ke kërkuar”, tha ai.
Ai tha se e veçanta është se përmes tyre, njerëzit krijonë kujtime, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
“Dy njerëz fillojnë jetën e tyre të re së bashku dhe këto objekte tregojnë një histori, ato kanë një zë dhe përfaqësojnë një angazhim që një çift i ka bërë njëri-tjetrit", u shpreh tutje ajo.
Ndryshe, ajo këto objekte i konsideroi si artefakte dhe kuriozitete kulturore dhe sipas saj ato janë pjesë e një historie që zbulojnë informacione për një kohë dhe vend të caktuar.


●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.