Një grua është goditur sot nga një veturë në Prishtinë.
Rasti konkretisht ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” rreth orës 11:20.
Ajo është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Rreth gjendjes së saj shëndetësore për Klankosova.tv detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla.
Syla tha se gjendja e gruas së aksidentuar është stabile.
“Është duke u trajtuar këtu në Emergjencë, aktualisht po i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e saj është stabile”, tha Syla për Klankosova.tv.
Aksidenti po hetohet nga Njësia e Trafikut të kryeqytetit./ Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/gruaja-qe-u-godit-nga-vetura-ne-prishtine-dergohet-per-trajtim-mjekesor/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.