Lajmet e fundit

Nëna thotë se edhe pse gjykohet nga njerëzit në publik dhe është përballur me reagime të ndryshme në internet, asaj nuk i intereson çfarë thonë të tjerët.
Vajza e saj, tetëvjeçare, u ushqye me gji derisa filloi shkollën në moshën pesëvjeçare, përfshirë gjatë gjithë shtatzënisë me djalin katërvjeç tash.
Beccy tha: “Unë e di që disa njerëz mendojnë se është e neveritshme, ose çfarëdo tjetër, dhe është mirë që të gjithë të kenë një mendim për të, unë thjesht kërkoj që ata të jenë të respektueshëm. E di që duket si e çuditshme dhe sigurisht që njerëzit mund të thonë çfarë të duan nga pas ekranit, por personalisht nuk kam pasur kurrë një përvojë negative. Me shumicën e njerëzve sapo ua shpjegoj, nuk ka asnjë negativitet dhe ata e respektojnë që kjo është një zgjedhje që unë e kam bërë edhe nëse nuk janë dakord me të. Zakonisht nëse jam në publik, fokusohem te fëmija im, kështu që nuk kërkoj të shoh se çfarë mendojnë të tjerët për të”.
Beccy aktualisht ushqen me gji djalin e saj Tobias dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje, dhe ai ha ushqim të fortë gjatë gjithë ditës, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
