Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi është kanosur nga prindërit e bashkëshortit të saj.
Rasti i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë.
Siç njofton policia, të dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Për ngjarjen në fjalë tashmë kanë nisur hetimet, transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.