Boksieri amerikan Deontay Wilder, është nokautuar nga boksier kinez Zhilei Zhang.
Kështu Wilder e pësoi edhe humbjen e katërt në karrierë.
Në fakt, boksieri kinez Zhang, ishte dominues thuajse gjatë tërë luftës, ndërkaq në raundin e pestë edhe e mbaroi çështjen e fituesit.
Amerikani u përpoq të rezistonte gjatë meçit por ishte një goditje që e fundosi atë.
Gjyqtari numëroi deri në nëntë, por Wilderi nuk mund të qëndronte në këmbë.
Referi e mbylli ndeshjen duke e shpallur fitues Zhilei Zhangun.
Ky edhe mund të jetë lufta e fundit e Deontay Wilder.
E humbja mund ta shtyjë atë të mendoj pensionimin.
ZHANG STOPS WILDER IN THE 5TH
pic.twitter.com/6gQ340xV6r
— ?ᴛʜᴇᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ? (@TheArtOfWar6) June 2, 2024
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.