Kampioni i ri i Peshave të Lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, me ta fituar titullin mbrëmë, në intervistën pas meçit ka thënë se dëshira e tij tani është që të ndeshet me legjendën e arteve marciale të përziera, Georges St-Pierre, njofton Klan Kosova.
Nurmagomedov tha se është rritur duke adhuruar GSP-në, prandaj një ndeshje me të do të ishte më shumë se realizim i ëndrrës për të.
Por, duket se rusi duhet të pres edhe më, nëse do një ndeshje me ish-kampionin e shumëfishtë të UFC-së.
Gazetari kanadez, Ariel Helwani, e ka pyetur GSP-në për ofertën e Khabib dhe ai është përgjigjur negativisht – të paktën tani për tani.
“E kam pyetur GSP-në se çfarë mendon për komentet e Khabib pas ndeshjes tha ai është përgjigjur; Mendoj se UFC dhe Khabib kanë punë të pakryera para se të provoj unë të ndeshem për atë titull”.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.