Plumbat që sollën vrasjen e parë të muajit, u shkrepën në qendër të kryeqytetit.
Armët që u përdorën të premten e 4 gushtit në Prishtinë, lanë 1 të vdekur e të paktën 17 të lënduar, raporton Klan Kosova.
Ndër këta të fundit janë edhe katër të dyshuar për këtë rast që u ndaluan nga policia, derisa Dukagjin Nikollaj vazhdon të jetë në arrati.
Listës së kërkimit veç tre ditë më pas iu shtua edhe T.F nga Klina, i cili u dorëzua në polici këtë të martë.
Ai dyshohet se shtiu shtatë herë me armë drejt A.P, duke e lënë atë të vdekur të hënën e 7 gushtit në një kafiteri të qytetit.
Shiritat për hetim të vrasjes, pa përfunduar kjo javë, policia i vendosi në një qytet tjetër ngjit me atë dukagjinas.
Në Runik të Skënderajt, në një lokal nate të enjten e 10 gushtit u vra 39 vjeçari N.L e të paktën tre u plagosën.
Për rastin dyshohen dy persona që janë ende në arrati.
Edhe më enigmatike se kjo, fillimisht u duk të jetë vrasja e katërt që ndodhi gusht.
S.M u gjet me shenja dhune gati se në gjithë trupin, pothuajse të zhveshur në afërsi të spitalit të Mitrovicës.
Rasti i cilësuar si "vdekje e dyshimtë", u rikualifikua në "Vrasje e Rëndë", pasi policia gjeti në shtëpinë e një personi të cilin e arrestoi, veturën e viktimës.
I dyshuari i dytë që më pas pranoi fajësinë u kap të hënën.
Këto vrasje u bënë sebep që Policia të nisë urdhrin operativ ‘Goditja’, në të cilin për pesë ditë u konfiskuan 37 armë e u arrestuan 96 persona.
https://www.youtube.com/watch?v=nDFyRL6esxc
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.