Regjisori Guy Ritchie është paditur nga një shkrimtar që ka pohuar se skenari i filmit Gjentëlmeni i ka ka kopjuar disa skena prej skenarit që ai e kishte shkruar.
Sipas një raporti nga Variety, Ritchie është paditur në Gjykatën e Lartë të Londrës nga skenaristi dhe aktori Mickey De Hara.
De Hara ka pouar që Ritchi e kishe porositur ta shkruante një vazhdim të filmit të vij të 2008-ës, RockNRolla, e që parashihej të bazohej në “përvojat personale jetësore të De Harës”.
De Hara më tej ka shtuar që ai e kishte dërguar skenarin mirëpo thotë që Ritchie i kishte thënë “që koha e filmave me gangsterë kishte marrë fund”.
Mirëpo, dy vjet më vonë Ritchie e kishte publikuar filmin Gjentëlmeni, e që në shumë pjesë është riprodhim i skenarit që ai e kishte dërguar më 2018.
https://www.youtube.com/watch?v=Ify9S7hj480
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.