Gwen Stefani hyri së fundmi në rrjete sociale për të zbuluar se nuk është gjendje të dalë në skenë brenda një jave.
Ajo shpjegoi se vendimi u mor me urdhër të mjekut.
“Si rezultat i një dëmtimi të kohëve të fundit dhe në konsultim me mjekët e mi, më kanë këshilluar që nuk jam në gjendje të performoj më 17 gusht në Hard Rock Live në Etess Arena në Atlantic City”, shkroi Gwen, transmeton Klankosova.tv.
Ajo vazhdoi duke shkruar: “Më vjen shumë keq dhe po planifikojmë ta ricaktojmë koncertin sa më shpejt të jetë e mundur”.
Gwen nuk e bëri të ditur llojin e lëndimit.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.