Disa fanella që i gjuajtën ‘KF Llapi’ u bënë shkak që familja Hasani nga Podujeva të kenë telashe me ujërat e zeza.
Ata u befasuan kur panë se kanalizimi i tyre u bllokua për shkak të ekipit, që, sipas tyre, i hodhën veshjet aty qëllimisht.
Nga vetë skuadra thonë se fanellat ishin të papërdorshme dhe u shfrytëzuan veç për ta ndalur dëmtimin e fushës.
Ndërkohë, nga komuna thonë se në këtë fazë nuk mund të japin vlerësim për gypin, por janë duke shqyrtuar mundësinë nëse klubi futbollistik duhet dënuar. Ata u bënë thirrje banorëve që të ndërrojnë kyçje në rrjedhën e kanalizimit, pasi, siç thonë ata, ky i vjetëri nuk i përballon më.
https://www.youtube.com/watch?v=rR-MfIkKDag
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.