Gruaja e Justin Bieber, Hailey Baldwin Bieber, u ka bërë thirrje adhuruesve të saj që të mos shpërndajnë negativitet në komente në emër të saj, me sa duket ajo e kishte fjalën për këngëtaren Selena Gomez.
26 -vjeçarja në një story në Instagram tha që të mos ketë komente të këqija në rrjete sociale.
“Nëse jeni duke lënë komente të këqija ose të vrazhda në emrin tim në postimet e dikujt, vetëm dijeni se unë nuk e dua këtë, as nuk do të mbështes ose do t'i falë ndonjëherë komentet që kanë urrejtje", shkroi Hailey.
Më herët, Hailey ishte akuzuar se e kishte bullizuar ish të dashurën e Justin, Selenën, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.