Modelja e njohur, Hailey Bieber, ka bërë të ditur se linjën e saj të produkteve për fytyrë "Rhode" tashmë mund ta përdorin edhe burrat.
Ajo, në një video për GQ të publikuar të martën, ka bërë të ditur se burri i saj, Justin Bieber, është duke përdorur produktet e Rhode.
“Burra, kjo është edhe për ju. Mos mendoni se edhe burri im nuk i përdor të gjitha këto", ka thënë Hailey, derisa i prezantonte disa prej produkteve të saja e që ishin krem me peptide, krem për ringjalljen e barrierave të lëkurës, si dhe krem qumështi, shkruan People, transmeton Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.