Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Drenas Enver Hajdari dhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate po qëndrojnë afër shtëpisë së Jakup Krasniqit në Negroc ku po vazhdon operacioni i bastisjes nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
“Jemi njoftuar që po bastiset shtëpia e zëdhënësit të UÇK-së dhe bashkëluftëtarit tonë Jakup Krasniqi. Këto bastisje nuk janë të mira, sepse janë të njëanshme – bastisen veç ushtarët dhe zinxhiri komandues i UÇK-së”.
“Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim këtë gjykatë, sepse është gjykatë e njëanshme dhe raciste. E dinë shumë mirë ku janë kriminelët, derisa bastisjet si kjo e sotmja e shohim si gjënë më të turpshme që ndodh pas 20 vitesh”.
Hajdari ka thënë se nga komunikimet me vëllain e Jakup Krasniqit është njoftuar se familjarët e këtij të fundit janë izoluar në një dhomë dhe, sipas tij, po maltretohen psiqikisht, njofton Klan Kosova.
“Kemi komunikuar me vëllain e tij pak më herët. Sipas tij, familja janë izoluar në një vend dhe sipas tyre ka ndodhur një gjë që s’ka ndodhur askund në botë – izolim, maltretim psiqik dhe bastisje”.
https://www.youtube.com/watch?v=2OkH4h8Hbgw&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.