Dy hajdutë të armatosur kanë hyrë sot para mëngjesit në tri shtëpi në lagjen "Qershia" në Çagllavicë të Graçanicës.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, që i ka siguruar Klan Kosova, shihen hajnat teksa hyjnë në objektet e banimit. Sipas banorëve, kjo është hera e dytë që hajnat hyjnë në këtë lagje brenda dy javësh. Ata i kanë shpeshtuar vjedhjet edhe në lagjen 'Swiss Village' që gjendet afër.
Klankosova.tv për këtë rast ka dërguar pyetje në polici, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.