Një person ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij, në fshatin Topliqan të Lipjanit, kanë hyrë hajnat dhe i kanë vjedhur një pistoletë dhe sasi ari në vlerë rreth 5 mijë eurove.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti është raportuar të ketë ndodhur të premten. Pistoleta e vjedhur është me leje dhe e kalibrit 9x19 milimetra.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.