Lajmet e fundit

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur motoçikletën e tij.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë.