Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Zhur të Prizrenit.
Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, vetura është vjedhur në oborrin e një shtëpie, ndërsai kishte edhe çelësat brenda.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, persona të panjohur i kanë vjedhur veturën të cilin e kishte të parkuar në oborrin e tij, ndërsa vetura i kishte edhe çelësat brenda. Rasti duke u hetuar”, thekson policia, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.