Veturat jo rrallëherë janë cak i hajnave në Kosovë. Të tilla raste janëshpeshtuar dhe hajnat s'po mund t'i ndalë as Policia.
Një person që dyshohet të jetë i përfshirë në vjedhje të rënda, u zbulua sërish, por këtë herë në Podujevë, raporton Klankosova.tv
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga ky rast që ndodhi më 21 korrik, ku i dyshuari shihet teksa hap një veturë, 'avullon' diçka dhe ikë.
Ai largohet me një automjet, që e vozit dikush tjetër dhe që dyshohet se është përdorur edhe në rastin e Lipjanit, për të cilin Klankosova.tv raportoi mbrëmë.
https://klankosova.tv/pamje-ekskluzive-nga-vjedhja-e-nje-veture-ne-lipjan-zbulohet-hajni-video/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.