Një hajn e ka plaçkitur një grua teksa ajo po nxirrte para nga një bankomat, dhe pastaj ka vendosur që t'ia kthejë paratë pasi ka parë se sa para ka ajo në konto.
Si duket atë përgjatë rrugës ka filluar ta brejë ndërgjegjja, dhe menjëherë ka shkuar te ajo grua dhe ia ka dhuruar paratë.
Këtë incicident e kanë kapur kamerat e sigurisë dhe më pas pamjet janë shfaqur nga China Global Television Network.
Në video shihet një person me një thikë duke ia vjedhur diku 2 mijë e 500 jen apo diku 330 euro mirëpo kur sheh bilancin e saj në konto, ai më pas kthehet dhe ia dhuron paratë duke buzëqeshur.
Hajni më vonë është arrestuar për mbajtje të armës së ftohtë.
https://www.youtube.com/watch?v=XqXJeEvb-8g
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.