Hakerat kanë shkuar shumë më larg se vjedhja e emrave, adresave apo numrat e sigurisë, tanimë ata kanë arritur të vjedhin dhe shenjat e gishtave. Përmes një deklarate ditën e mërkurë, zyrtarët e qeverisë amerikane raportuan se hakerat mundën të aksesonin 5.6 milion shenja gishtash gjatë sulmit të muajit prill ndaj Departamentit të Mbrojtjes në zyrën e personelit.
Më përpara ky departament raportoi vetëm 1.1 milion shenja gishtash të aksesuara nga hakerat por tanimë ky numër ka arritur në 5.6 milion. Në total ky sulm përfshiu informacionet e 21.5 milion individëve.
Deri më sot shenjat e gishtave dhe element të tjerë biometrik janë konsideruar si mënyra më e mirë për sigurimin e të dhënave personale. Shenja e gishtit është një element unik dhe që nuk ndryshohet, ndryshe nga fjalëkalimet e llojeve të tjera, ndaj pasojat janë shumë më të mëdha kur vidhet shenja e gishtit se sa një fjalëkalim shifror. Në varësi se në dusiguri, art të kujt bien këto shenja gishtash, ato mund të përdoren për qëllime kriminale. Për më tepër nëse trafikohen në tregun e zi për të zbuluar identitetet e zyrtarëve të qeverisë, shkruan PcWorld.al.
Por zyra e sigurisë amerikane ka shtuar se tani për tani mundësitë e përdorimit të këtyre shenjave janë tepër të limituara. Megjithatë ky probabilitet mund të rritet me kalimin e kohës duke qenë se teknologjia është gjithmonë në evoluim. Kjo me të vërtetë do të shkaktonte një problem masiv në qeverinë amerikane.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.