Kaspersky njëri ndër sistemet softuerike antivirus që është lider në treg, është sulmuar nga hackerët.
Drejtuesit e kompanisë kanë thënë se besojnë që sulmi ishte dizajnuar që tu mundësonte hackerëve që t’i spiunonin teknologjitë e tyre më të reja.
Eugene Kaspersky, themeluesi i firmës, ka thënë se ndërhyrja ka përfshirë teknika të panjohura deri më tani.
Përfaqësuesit e firmës ruse kanë thënë se ishin duke e kryer kontrollin e zakonshëm, kur e kishin zbuluar ndërhyrjen dhe ishin me fat që e kanë hetuar në një fazë të hershme.
Edhe pse hackerët kanë arritur të kenë akses në disa nga file-at e tyre, kjo nuk e ka rrezikuar aspak kompaninë dhe produktet e tyre.
“Të tentosh të spiunosh dhe të zbulosh fshehtësitë e një kompanie cybersecurity është një tendencë e rrezikshme”, ka thënë shefi ekzekutiv Eugene Kaspersky.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.