Analisti politik Jeton Halimi ka folur për qëllimin e sulmit me armë zjarri ndaj zyrtarit të BDI-së, Zekirija Shaini, i cili është bartës i listës së koalicionit AKI në Likovë.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka thënë se qëllimi mund të jetë që shqiptarët të kthehen kundër njëri-tjetrit.
“Unë mendoj se është vetëm një qëllim të futet vëlla-vrasja mes shqiptarëve atje dhe t’i përçajnë shqiptarët atje, ashtu si do armiku shekullor, qoftë Serbia,” tha Halimi.
“Prapa këtij sulmi mund të qëndrojnë ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve, qoftë në Maqedoninë e Veriut, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri,” shtoi ai. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=6HLAiDz8BIM
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.