Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, ka dhënë dorëheqje, të cilën ndër të tjera e ka arsyetuar me zvarritjet e punimeve në shkollën e Pozheranit.
Sipas saj, e ka ndjerë obligim moral që të mos vazhdoj në ambient ku arsimi nuk trajtohet me prioritet, por pa u specfikuar nëse bëhet fjalë për neglizhencë nga niveli lokal apo qëndror.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka thënë se me tashmë ish-drejtoreshën kanë diskutuar, por i është thënë se ka probleme shëndetësore, teksa nuk ka marrë kritika për qasjen e tij në këtë fushë, të cilën ai thotë se e përkrahë.
Nga opozita u deklaruan se kjo dorëheqje është ikje nga përgjegjësia e keqmenaxhimit.
Në Ministrinë e Arsimit deklaruan se nga ish-drejtoresha kanë marrë kërkesa për cëshjten e shkollës së Pozheranit, të cilën e kanë informuar se nga MPB, janë deklaruar se për shkaqe procedurale OSHP e ka anuluar projektin me 23 janar, derisa tenderi për këtë projet do iniciohet sërish.
https://www.youtube.com/watch?v=1dPNjnxRVnU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.