Atmosferën verore nga pishinat, bregdeti, festivalet, atraksionet turistike të vendit dhe shumëçka tjetër do të keni mundësinë ta shijoni direkt edhe ju.
Emisioni më i ri radioteleviziv "Hallakama e verës" do të nisë transmetimin nga sot në Klan Kosova FM dhe Klan Kosova.
Projektit të radios "Hallakamë n’4" që filloi nga Agani dhe Hana i bashkangjitet edhe Blerina, por tani me termin të ri dhe me transmetim edhe në televizionin Klan Kosova dhe me shumë befasi për ju.
“Hallakama e verës” do të transmetohet për çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 15:40.
Mos e humbisni!
https://www.youtube.com/watch?v=qQf9x0M4vgU
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.