Aktorja Halle Bailey ka treguar se ajo është me të vërtetë "Sirena e Vogël".
Të hënën, 23-vjeçarja, shpërndau një video në Instagramin e saj nga xhirimet e saj nënujore të maternitetit.
Në video, Bailey, e cila kohët e fundit luajti në rolin e Ariel veshi një set prej dy pjesësh dhe vuri në pah barkun e saj të fryrë.
Kjo video e saj duket se është realizuar më herë kur ishte shtatzënë, pasi ajo ka lindur në dhjetor të vitit 2023 fëmijën e saj të parë, një djalë të quajtur Halo.
Ajo është në lidhje dashurie me artistin DDG, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.