Lewis Hamilton ka nënshkruar kontratë të re me Mercedes, që vlen deri në vitin 2018.
Pas nënshkrimit të saj kampioni botëror në Formula 1 besohet se do të jetë lojtari më i paguar në Britani të Madhe. Kontrata e tij ka vlerën e 100 milionë funtave.
“Mercedes është shtëpia ime, dhe nëse nuk do të vazhdoja më tutje nuk do të ndihesha i lumtur” ka thënë Hamilton.
Pasi kishte vozitur për McLaren që nga fëmijëria, Hamilton iu bashkua Mercedesit në vitin 2013 me kontratë 3 vjeçare në vlerë 60 milion funta.
Me kontratën e re Hamilton e kalon edhe yllin e Real Madrid, Gareth Bale me fitimet që ka nga klubi.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.