Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, ka triumfuar edhe në Çmimin e Madh të Italisë, ndërsa një garë të mirë ka bërë piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili ka zënë vendin e dytë.
I pafat në Monza ka qenë piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg, të cilin e ka lënë motori vetëm 2 xhiro para fundit të garës, kur mbante vendin e tretë.
Duke përfituar nga dalja e pilotit gjerman, Felipe Massa, pilot i Williams, arriti të zërë një vend në podium, ndërsa menjëherë pas tij është renditur Botas Valtteri, shkruan TopChannel.
Kimi Raikkonen, edhe pse i nisur i dyti në këtë garë, u rendit vetëm në vendin e pestë, pasi starti për të nuk ishte i duhuri.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.