Lewis Hamilton ka treguar që është i kënaqur me makinën e re të Mercedes në Formula 1.
Pikërisht ishte kjo makinë që i siguroi titullin e kampionit në vitin 2014.
Ai tregoi që është më i kënaqur me performancën e makinës aktuale që garon se sa me atë të sezonit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Pas tre fitoreve radhazi Hamilton u mposht nga bashkëgaruesi i ekipit të tij, Nico Rosberg në garën e Spanjës, por që ktheu rezultatin në favor të tijin në Canadian Grand Prix, në Montreal.
Kjo fitore i siguron Hamilton kryesimin me 17 pikë më shumë në krye të tabelës. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.