Lewis Hamilton tregon se atë adrenalinë që e shijon gjatë garimit mundohet ta neutralizojë në jetën private.
Kampioni botëror në Formula 1 pranon që i pëlqen shumë dinamika dhe adrenalina duke kërcyer kështu nga 9 metra lartësi nga një jaht luksoz ku po i shijonte pushimet me të dashurën e tij të re Kendall Jenner, transmeton Klan Kosova.
Por përkundër shumicës së figurave sportive të cilët kur arrijnë majat e karrierës tregojnë edhe anën e tyre të errët me jetë të çrregullt , Hamilton i është shmangur abuzimit me drogë dhe alkool.

Kërcimi nga anijet, shkëmbinjtë, skjimi në ujë, të gjitha këto gjëra më plotësojnë mua, të cilat i bëj me shumë pasion ka thënë ai për Mirror Sport.
Ai ka treguar se nuk mund ti kuptojë njerëzit të cilët abuzojnë me substance të tilla, dhe se asnjëherë nuk ka pasur telashe familjare lidhur me kët çështje. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.