Lewis Hamilton iu ka rikthyer përsëri podiumit pas fitores në garën e Formula 1 në Kanada.
Ai fitoi në Canada Grand Prix e cila u mbajt në Montreal, me kohën më të mirë prej një ore e 31 minutash dhe 53 sekonda, transmeton Klan Kosova.
I dyti pas tij në podium doli gjermani Nico Rosberg.

Pas marrjes së trofeut dëgjoheshin ovacionet në grup duke thirrur emrin e Hamiltonit i cili e cilësoi këtë fitore si të nevojshme pas humbjes në Monaco. Ai këtë fitore ia dedikoi inxhinierit të garave Pete Boninngton. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.