Kampioni botëror i Formula 1, Lewis Hamilton po hetohet nga policia, për shkak se dyshohet se bëri një selfie gjatë kohës sa po voziste një motor në Zelandë të Re, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Britaniku 31 vjeçar i cili do të garojë për mbrojtjen e titullit të tij në “Australian Grand Prix” të Dielën, ka publikuar video e fotografi në profilin e tij në Snapchat, duke vozitur në autostradë.
Në Zelande të Re, është ilegale të përdorësh telefonin teksa je duke vozitur.
Policia e ka filluar hetimin mirëpo ende nuk ka dalë me përfundim për shkak të “mungesës së provave”.
“Videoja që Hamilton ka publikuar në Snapchat, nuk jep prova të mjaftueshme”, kanë thënë autoritetet zelandeze.
Hamilton ishte gjobitur me 300 funte pasi që kishte bërë truqe me makinë para fansave të tij në një autostradë garash në Melbourne në vitin 2010.
Atij po ashtu i ishte konfiskuar patentë shoferi në Francë në vitin 2007, pasi që e kishte kaluar limitin e shpejtësisë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.