Leëis Hamilton ka rinovuar kontratën me Mercedes edhe për dy vjet të tjera, rrjedhimisht do të garojë me “shigjetat e argjendta” deri në vitin 2020.
Që kur është bërë pjesë e gjigantit gjerman, piloti britanik ka fituar tre tituj kampioni (një titull e ka me McLaren) dhe 44 gara.
Nënshkrimi i kontratës të re do të thotë që deri në vitin 2020, piloti britanik do të garojë për tetë sezone me Mercedes, duke u bërë piloti më jetëgjatë me makinën gjermane.
Me 65 fitore në karrierën e tij, Hamilton renditet në vendin e dytë të klasifikimin e pilotëve më të suksesshëm në historinë e Formula 1, pas Michael Schumacher me 91 fitore.
“Rinovimi ishte një formalitet, që kur u ulëm për të biseduar, gjatë dimrit. Është një gjë e bukur kur hedh të zezën mbi të bardhë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kam 20 vjet që jam pjesë e familjes Mercedes”, tha Hamilton.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.