Ministri i Financave, Bedri Hamza ka diskutuar për efektet e masave të reja fiskale me përfaqësues të bizneseve.
Për këtë ai ka pritur edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha si dhe drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian Shpend Balija.
Në këtë takim u diskutohet për Pakoja e ligjeve Fiskale, Masat e reja Fiskale si dhe u bë themelimi i Grupit punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendës. Ministri Hamza, tha se Efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, janë duke u zbatuar sipas planit.
Ai madje ka paralajmëruar edhe mas të reja ditëve në vazhdim.
Hamza u ka dorëzuar atyre koncept dokumentin e cili ka të bëjë me reformat e legjislacionit që rregullojnë fushën e biznesit e që është Ligji për tatimin në pronë, Ligji për korporatat, Ligji për tatim në fitim të të ardhurave individuale, Kodi i Dogave të akcizës dhe Ligji për Administratën Tatimore dhe procedurat.
Kjo pako e ligjeve sipas tij, do të jetë gati deri në fund të viti. Sipas tij, mbrojtja e produkteve të prodhuar në Kosovë është qëllim i ministrisë që udhëheq. Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se masa që po merr ministria shumë raste po politizohen, prandaj sipas tij, duhet që të bëhen kampanja vetëdijësuese ngase nuk ju bëhet nder reformave fiskale nëse politizohen.
Ndërsa, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se po tentohet që të krijohet një ambient më i mirë i të bërit biznes në Kosovë. Prandaj sipas tij, duhet që të respektohet ligji që të luftohet informaliteti, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.