Në komunën e Suharekës, të premten, u përurua objekti i ri i Shoqatës Handikos.
Objektin rreth 300 mijë eurosh e ndërtoi afaristi, Mifail Gashi si donacion, e kjo po thuhet që u ka lehtësuar punën edhe stafit të kësaj qendre.
Kjo gëzoi shumë edhe rreth 600 persona me aftësi të kufizuara të kësaj komune.
Për kryetarin, Bali Muharremaj, që ndau tokën për ndërtim, kjo nuk do të jetë ndihma e vetme për këtë kategori. Derisa sipas tij, këtë vit komuna ka pranuar rreth 1milion euro donacione në fusha të ndryshme.
https://www.youtube.com/watch?v=S1UbpsDo6Nw
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.