Në Turqi me faljen e namazit të xhumasë është bërë edhe zyrtarisht hapja e xhamisë "Çamlica".
Kjo xhami njëherësh është edhe xhamia më e madhe në Turqi e cila ka 6 minare.
Xhamia ‘Çamlıca‘ e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij të kohëve të sotme moderne tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit, shkruan Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.

Gjithashtu xhamia më e madhe e Turqisë në të cilën në të njëjtën kohë mund të kryejnë adhurim 63 mijë persona, është e vendosur në një pozicion të atillë ku ajo mund të shikohet nga çdo pikë e Stambollit.
Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.
https://www.youtube.com/watch?v=Bb_tbgJmdYA
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.