Kryetarët e komunave që i takojnë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thonë se niveli qendror po ua vështirëson punën në atë lokal.
Për këto halle dolën të mërkurën në konferencë para gazetarëve.
Secili prej tyre përmendi projekte që, sipas tyre, kanë ngecur në komunat e veta për faj të ekzekutivit.
Megjithatë, këta nuk kanë ndonjë analizë nëse Qeveria Kurti po i mbështet më shumë komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje.
Për të gjitha çështjet lokale, AAK-ja do ta themelojë Forumin e Kryetarëve të Komunave të AAK-së, që do të kryesohet nga Ardian Gjini.
https://www.youtube.com/watch?v=yBiRbJxTUpo
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.