Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Xhevat Hasanmetaj, i cili humbi jetën dje në vendin e punës në Strellc të Ulët të Deçanit.
Përmes një postimi në
Facebook, Haradinaj shkroi se Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit, Xhevat Hasanmetaj. Xhevati do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm. Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe bashkëluftëtarët, të cilët duhet të ndihen krenarë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.