Lajmet e fundit

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se 5 prilli sjell kujtimin për bashkëluftëtarët e tij të rënë, duke përmendur Naser Brahimaj, Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama.
Ai po ashtu kujtoi viktimat e masakrave në Rrezallë të Drenicës, Llovcë të Gjilanit dhe Llapqevë të Malishevës, raporton Klankosova.tv. “Sot kujtojmë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe Llapqevë të Malishevës. Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi.Sot gjithashtu, u mbushën 7 vjet pa zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj. Përjetësisht përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!”, shkroi i pari i AAK-së./Klankosova.tv