Ramush Haradinaj ka vendosur ta ‘luftojë’ Albin Kurtin. Opozitari deçanas e mblodhi të mërkurën kryesinë për ta forcuar partinë në disa pika karshi qeverisë.
“Kurti po e rrezikon Kosovën dhe ekzistencën e shtetit”, tha Haradinaj, raporton Klan Kosova.
Për këtë shkak, Haradinaj tha se mori masa duke formuar struktura në disa qytete për t'u përballë me gjendjen në vend, e nuk i anashkaloi as protestat.
Sipas tij, veprimet e kreut të ekzekutivit janë të gabuara, duke përfshirë këtu edhe një vendim të fundit për të mos u takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili paralajmëroi një vizitë për të enjten në Kosovë.
Haradinaj tha se nuk ka marrë ftesë për takim me Ramën, por që nëse një e tillë i bëhet sigurisht që nuk do ta refuzojë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO.
https://www.youtube.com/watch?v=YpuoBEk9sVU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.