Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot ishte ditë e mrekullueshme në kryeqytet, pasi u mbajt gara me karakter ndërkombëtar, Gjysmëmaratona e Prishtinës.
“Duke mbajtur fjalën qe i kam dhënë vëllait të Xherdan Shaqirit, vrapova me fanellën e yllit tonë në futboll”.
“Një sfidë personale, të cilën e përfundova me sukses, ndonëse me një minutë vonesë krahasuar me vitin paraprak”.
Haradinaj i përgëzojë të gjithë pjesëmarrësit e garës, njofton Klan Kosova.
“Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit me të cilët ndamë shtegun e vrapimit, organizatorët, pjesëtarët e Policisë, ekipet mjekësore, vullnetarët dhe ushtarët e FSK-së për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje masive, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë”, tha Haradinaj në Facebook.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.