Kryeministri Ramush Haradinaj, më 17 nëntor do të qëndrojë për vizitë në Bruksel.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai gjatë një vizitë pune në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPPH), ku u informua nga ministrja, Albena Reshitaj, me gjendjen në këtë ministri, prioritetet e saj dhe projektet që janë duke u realizuar.
Haradinaj atje tha se ajo që "duhet të ketë vëmendjen tonë, është agjenda evropiane dhe zbatimi i MSA-së", prandaj, siç potencoi ai duhet të qartësohet deri atë ditë se ku ka arritur Kosova me MSA-në dhe çka mund të bëhet vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, Reshitaj duke falënderuar kryeministrin për mbështetjen e ofruar në realizimin e prioriteteve të kësaj ministrie, theksoi se mjedisi dhe mbrojtja e tij, do të jenë prioritet i kësaj Qeverie, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.