Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë medalje për ish-drejtorin e Institutit të Albanologjisë, Sadri Fetiu, për kontributin e tij në çështjen kombëtare shqiptare.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Fetiu la gjurmë të pashlyeshme si shkencëtar, studiues, albanolog, etnolog, historian, filolog, mësimdhënës, shkrimtar e publicist.
"Intelektualit dhe atdhetarit Prof. Dr. Sadri Fetiu, sot i kam ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET", post mortum, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare shqiptare. Sadri Fetiu la gjurmë të pashlyeshme si shkencëtar, studiues, albanolog, folklorist, etnolog, historian, filolog, mësimdhënës, shkrimtar e publicist, e gjithashtu ai udhëhoqi Institutin Albanologjik në kohët më të vështira të ekzistencës së tij si institucion (1991-2007)", ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Medaljen e pranoi i biri i ish-profesorit në emër të familjes Fetiu.
"Krenar me familjet shqiptare, që gërshetuan fuqinë intelektuale dhe atdhetare, duke e pasuar te brezat e ardhshëm", ka shtuar ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.