Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, të udhëhequr nga udhëheqja e ekipit për Kosovë, Sarah Olmstead dhe koordinatori nacional, Petrit Selimi.
Pas takimit, është mbajtur një konferencë e përbashkët për media.
Me këtë rast, Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë nënshkrimin e marrëveshjes në vlerë të 49 milionë dollarëve, që do të ndikoj në kursimin e energjisë, në efiçiencën e energjisë, si dhe në përmirësimin e jetës së të rinjve në Kosovë.
“Është një lajm i mirë për Kosovën nënshkrimi i një marrëveshje për grant për Kosovën, Fondi i Sfidave të Mileniumit. Biseduam për efektet e kësaj marrëveshje që do t’i ketë në Kosovë, veçanërisht për të gjitha ato efekte që do t’i ketë në kursimin e energjisë, në sferën e efiçiencës në energji, por edhe në drejtime të tjera të jetës sonë. Jam i bindur, se me lajme të tilla, do të konfirmojmë që të rinjtë tonë mund ta bëjnë jetën në Kosovë dhe jo të kërkojnë shpresë në vende të tjera”, tha kryeministri Haradinaj.
Udhëheqësja e ekipit të Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë, Sarah Olmstead, është shprehur e lumtur që ky fond i ndarë për Kosovën do të ndihmoj në krijimin e një të ardhme më të mirë dhe rikthimin e besimit në Qeveri, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.