Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas fitores së xhudistit, Akil Gjakova, i cili u shpall Kampion i Evropës në xhudo.
Haradinaj tha se fitoret e ekipit kosovar të artë vazhdojnë dhe e ka falënderuar Gjakovën me këtë rast, transmeton Klan Kosova.
Akil Gjakova sot u shpall Kampion Evropian në xhudo duke e mposhtur në finale izraelitin Butbul.
Kujtojmë se dje Kampione e Evropës është shpallur edhe Distria Krasniqi në kategorinë -48 kilogramë.
klankosova.tv
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.