Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë ngritur flamurin e Kosovës në piedestal.
“Vajzat e arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, e kanë ngritur sërish flamurin e Kosovës në piedestal, në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës! Krenar me ju”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, njofton Klan Kosova.
Xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë rrëmbyer medalje të arta në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.