Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka reaguar ashpër fjalimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Haradinaj deklaroi se Kurti doli të mashtrojë sërish.
"Dua ta demaskojë këtë mashtrim në mënyrën më të keqe të mundshme", theksoi ai.
"Kolegu që foli para meje që sa vite është në pushtet. Mban përgjegjësi për çmimet, mban përgjegjësi për vjedhjet që po na ndodhin në energji, për faturat që po na vijnë. Ky dhe qeveria e tij mbani përgjegjesi dhe nuk mund të ikni kësaj në asnjë variant. As nuk mund të fsheheni pas kësaj Ligji tavan, as kurrgjë", shtoi kreu i AAK-së.
"Oligarkët e tu kryeministër, po shesin e po blejnë energji dhe po ju shtohen kompanitë përditë njerëzve të afërt të tu. Duhet të ketë një korrektësi këtu në këtë rast", shtoi Haradinaj.
Haradinaj tha se Kurti "shpenzon më së shumti para për të financuar zagarë për të fyer shqiptarë", duke i reaguar deklarimit të kryeministrit se mediat po financohen me thasë me para.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.